Lajme
Aeroporti i Prishtinës njofton se trafiku ajror mbetet i bllokuar
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se ende janë të ndaluara të gjitha fluturimet deri më 27 qershor 2020, me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës.
Njoftimi i plotë ANP-së:
Njoftim për udhëtarë,
Sipas njoftimit të ri të autoriteteve relevante shtetërore, ju njoftojmë se trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 qershor 2020, me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës.
Qeveria e Kosovës është autoriteti përkatës që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje, po ashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne.
Ritheksojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesojë të gjitha fluturimet si në ardhje, po ashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.
Ne, bashkë me ju, jemi në pritje të lejimit të funksionimit të plotë të fluturimeve për/në ANP ‘Adem Jashari’, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në informacionin e ardhshëm.
Faleminderit!
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











