Lajme
Zvicra organizon fluturime me ndihma për Venezuelën
Zvicra ka bartur afro 100 tonë ndihma, kryesisht furnizime mjekësore, në Venezuelë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë koronavirus, shkruan swissinfo.ch, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria zvicerane caktoi një aeroplan ngarkesash për të mbështetur përpjekjet e nëntë organizatave – agjencive të Kombeve të Bashkuara, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) dhe OJQ-ve – që kishin mbledhur furnizime me vlerë 2 milionë CHF (2.1 milionë dollarë) për të ndihmuar njerëzit në Venezuelë.
Ndihma përfshinte pajisje mbrojtëse personale për t’u përdorur në luftimin e Covid-19, ilaçe, pajisje urgjente, artikuj higjeno-sanitar etj., për të ndihmuar rreth 1.2 milion njerëz, tha Ministria e Jashtme e Zvicrës më 19 qershor.
Që nga fillimi i pandemisë, Zvicra ka shpërndarë ndihma në disa vende në Evropë, Afrikë dhe Azi, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












