Lajme
Presidenti Trump fton Rusinë t’i bashkohet G7-s
Presidenti i SHBA Donald Trump tha të mërkurën tha se do të ishte “e logjikshme” të ftohej presidenti rus Vladimir Putin për t’iu ribashkuar Grupit G7, duke shtuar se do të ishte shumë më e lehtë për të zgjidhur çështje të ndryshme nëse Moska do të përfaqësohej në këtë grup.
“Shumë nga gjërat për të cilat ne flasim janë për Putinin”, tha Presidenti Trump në një intervistë për Radion Fox News. Ai tha: “Le ta kemi atë në sallë… për të zgjidhur gjërat”.
Fundjavën që kaloi Presidenti Trump hodhi idenë e zgjerimit të G7s, i përbërë nga ekonomitë më të zhvilluara të botës, për të përfshirë edhe një herë Rusinë, e cila u dëbua nga ky grup në vitin 2014 pas aneksimit nga Moska të rajonit ukrainas të Krimesë, shkruan VOA, përcjell albinfo.ch.
Dy udhëheqësit folën me telefon të hënën dhe diskutuan mbi mundësinë e mbajtjes së një samiti të zgjeruar të G7s më vonë gjatë këtij viti.
Kremlini ka thënë se do të kërkojë më shumë informacion në lidhje me ftesën e Presidentit Trump.
Udhëheqësi amerikan ka ftuar gjithashtu Australinë, Korenë e Jugut dhe Indinë.
Vende të tjera të G7s, përfshirë Kanadanë, nuk janë dakord me rikthimin e Rusisë, ndërsa disa, si Japonia, ende nuk kanë shprehur mendim.
Gjermania tha të mërkurën se tani nuk është koha për të ndryshuar formatin e takimit.
Presidenti Trump e ka shtyrë takimin e G7s deri në shtator ose më vonë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Grupi përfshin SHBA, Japoninë, Britaninë, Francën, Kanadanë, Gjermaninë, Italinë dhe Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












