Lajme
Vdes 18-vjeçari shqiptar, 11 ditë pas aksidentit në punë
Aksidenti ka ndodhur më 20 maj ndërsa natën e së dielës, më 31 maj, i riu ka vdekur në spital
Një djalë 18-vjeçar, shtetas zviceran me prejardhje kosovare, ishte bllokuar nga një makinë e rëndë shtypëse dhe ishte plagosur rëndë ndërsa punonte në një kompani në Herzogenbuchsee, shkruajnë mediat zvicerane.
Aksidenti ka ndodhur më 20 maj, ndërsa natën e së dielës, më 31 maj, i riu ka vdekur në spital, transmeton albinfo.ch. Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar, shkruajnë mediat zvicerane.
Pas kujdesit fillestar mjekësor, të ofruar nga një ekip i ambulancës, ai ishte dërguar në spital me një helikopter Rega, në gjendje kritike.
Atje, 18-vjeçari, pas 11 ditëve, u është nënshtruar pasojave të plagëve të tij të rënda natën e 31 majit.
Albinfo.ch merr vesh nga burimet e saj se i ndjeri është Albin D., me prejardhje nga Sllatina e Vitisë. Ai ishte në vitin e tretë të shkollës së zanatit për punë në mullinj. Ka qenë pikërisht presa e makinës në mulli që e ka kapur atë dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda.
Hetimet po rrjedhin nën drejtimin e Prokurorisë Rajonale Emmental-Oberaargau dhe Policia Kantonale.
(Foto: Ilustrim)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme

Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
- Vala e të nxehtit në Zvicër sjell sjellje të pazakonta: Qytetarët bëjnë plazh pranë një varreze në Cyrih
- Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve
- Temperatura deri në 28 gradë brenda: Banorët e shtëpive Minergie në Zvicër ankohen nga nxehtësia
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër Nëse je inxhinier, arkitekt, profesionist, student apo i angazhuar në një fushë teknike, shkencore ose profesionale,... -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar











