Lajme
‘Facebook’ dhe ‘Snapchat’ bashkohen me kompanitë që dënojnë vdekjen e George Floyd
Facebook dhe Snapchat u bënë ndërmarrjet e fundit amerikane që dënuan pabarazinë racore në Shtetet e Bashkuara ndërsa protestat e dhunshme u ndezën nëpër qytete të mëdha për vdekjen e George Floyd, një i zi i paarmatosur që vdiq ndërsa ishte në paraburgim të policisë në Minneapolis javën e kaluar, shkruan reuters, përcjell albinfo.ch
Të dy kompanitë e teknologjisë u bashkuan me kompaninë Netflix, Nike, e të tjera, në marrjen e një qëndrimi publik kundër vdekjes së Floyd – duke dënuar diskriminim kundër afrikano-amerikanëve.
“Ne qëndrojmë me komunitetin me ngjyrë dhe me të gjithë ata që punojnë drejt drejtësisë për nder të George Floyd, Breonna Taylor, Ahmaud Arbery dhe shumë të tjerëve, emrat e të cilëve nuk do të harrohen,” tha Kryeshefi Ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg të dielën vonë.
Ai tha se Facebook do të angazhojë 10 milion dollarë për organizatat që punojnë për drejtësi racore.
Vdekja e Floyd shkaktoi edhe një raund tjetër zemërimi në të gjithë Shtetet e Bashkuara për trajtimin e afrikano-amerikanëve, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










