Lajme
Spanja nxit turistët të rikthehen në korrik
Spanja u kërkoi turisteve të huaj të hënën që të ktheheshin nga korriku pasi që një nga pengesat më të rrepta të Evropës u lehtësua.
Kombi i dytë më i vizituar në botë mbylli dyert dhe plazhet e tij në mars për të trajtuar pandeminë COVID-19, duke imponuar një karantinë dy-javore për vizitorët jashtë shtetit, shkruan reuters, përcjell albinfo.ch
Kjo mbyllje do të hiqet nga 1 korriku, thuhet në një deklaratë të qeverisë. “Më e keqja është pas nesh,” Ministri i Jashtëm Arancha Gonzalez Laya shkroi në twitter, duke i bashkangjitur emoji bikinesh, syze dielli dhe një valixhe.
“Në korrik do të hapim Spanjën gradualisht për turistët ndërkombëtarë, të heqim karantinën, të sigurojmë standardet më të larta të sigurisë shëndetësore. Ne ju mirëpresim!”, ka thënë ai.
Spanja normalisht tërheq 80 milion njerëz në vit me turizëm që llogaritin mbi 12% të produktit të brendshëm bruto dhe një pjesë edhe më të madhe të vendeve të punës, kështu që sezoni i verës është thelbësor për ekonominë e këtij shteti.
Spanja ka regjistruar 28.752 vdekje nga koronavirusi dhe 235.772 raste, por ka parë që vdekjet e përditshme të bien në më pak se 100 për javën e fundit, përcjell tutje albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












