Kosova
Bankat në Kosovë, të gatshme të japin kredi
Në fazën e rimëkëmbjes ekonomike, e cila pritet të fillojë javën e ardhshme, do të luajë rol të rëndësishëm edhe sektori bankar.
Nga Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) thotë se e tërë pako fiskale do të kalojë nëpërmjet sektorit bankar, andaj kërkohet të përdoren kapacitetet për të mundësuar likuiditet në ekonomi.
Por, për t’u arritur kjo duhet koordinim i institucioneve, derisa mosfunksionaliteti i Kuvendit po shkakton një vonesë të rrezikshme për ekonominë e Kosovës, u bëri të ditur drejtori i Shoqatave të Bankave, Petrit Balija.
“Sektori bankar do të luajë një rol të rëndësishme në fazën e rimëkëmbjes ekonomike, e cila po fillon dhe duhet të ketë një dinamikë të shtuar. Duhet më shumë koordinim edhe nga institucionet dhe grupet punuese, të cilat janë formuar për rimëkëmbjen ekonomike”.
“E tërë pako fiskale e paraparë do të qarkullojë përmes sektorit bankar. Ne kemi një shtresë të popullatës me gjendje të rëndë socio-ekonomike dhe një numër të madh të mikro-bizneseve që kanë vështirësi financiare. Andaj të përdorim kapacitetin e sektorit bankar për të mundësuar një likuiditet më të madh në ekonomi”.
Nga pako e rimëkëmbjes ekonomike Balija thotë se kanë kërkuar garanci kreditore si dhe subvencionim të normave të interesit.
Kurse bizneset, të cilat nuk mund të përballojnë çmimet normale të kredive, t’iu bëhet subvencionim i një pjese të normës së interesit për tejkalimin e situatës.
“Ne kemi kërkuar që të rritet kapitali i Fondit për garanci kreditore në mënyrë të ndjeshme, që përmes garantimit të këtyre kredive, sektori bankar ta plasojë likuiditetin e vet në treg. Kemi kërkuar të bëhet edhe subvencionimi i normave të interesit në kuadër të pakos së dytë fiskale”.
“Bizneset të cilat nuk mund të përballojnë çmimet normale të kredive, atëherë të bëhet subvencionimi i një pjesë të normës së interesit dhe të kenë mundësi që secili prej bizneseve të merr kredi për tejkalimin e situatës”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
Ai thotë se bankat komerciale janë të gatshme të ofrojnë kredi, por që duhet të ekzistojnë mekanizmat shtetërorë.
Drejtori i SHBK-së theksoi se po ndihet i frikësuar se institucionet janë vonuar, pasi siç tha ai, mosfunksionaliteti i Kuvendit po shkakton një vonesë të rrezikshme për ekonominë e Kosovës.
Nëse pakot e parapara nuk aprovohen në Kuvend, Balija deklaroi se do të ketë probleme të mëdha financiare-ekonomike.
Megjithatë sa i përket shtyrjes së këstit të kredive, Balija potencoi se është bërë në pajtim me klientët, varësisht nga situata e tyre.
“Bankat kanë aplikuar modelet e ndryshme, varësisht nga situata e klientit. Ajo se çka është në parim se këstet janë shtyrë për një periudhë kohore në pajtim me klientët. Pas kalimit të kësaj faze, klienti do të paguajë sipas planit të ri”, njoftoj ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













