Lajme
Imami shqiptar në Zvicër uron myslimanët për Fitër Bajram
Besimtarët e fesë islame nesër festojnë festën e Fitër Bajramin.
E një urim për këtë festë e ka shprehur edhe imami shqiptar në Bernë, Mustafa Memeti.
«Kjo festë të gjithë neve na afron njërin pranë tjetrit më shumë, kështu për të shprehur vlerat njerëzore, si tolerancën, respektin dhe mirënjohjen në shërbim të gjithëve», tha imami shqiptar nga Berna.
Urimi i plotë:
«Vëllezër, motra, miq, dashamir dhe i tërë komuniteti shqiptaro islam, më lejoni edhe kësaj here në emrin tim, në emër të Qendrës sonë në Bernë dhe në emër të Organit koordinues të jetës fetare në frymën e tolerancës, akceptancës dhe respektit reciprok në shtetin helvetik, t’ju përgëzoj për festën e Fitër Bajramit, me shpresë së Krijuesi (ﷻ) i universit do të pranon të gjitha kontributet tona, dhe do t’na shpërblen të gjithëve me begati, mirëqenie dhe harmoni, në familje, shoqëri dhe me të gjithë njerzit pa dallim nga natyra e tyre.
Kjo festë të gjithë neve na afron njerin pranë tjetrit më shumë, kështu për të shprehur vlerat njerëzore, si tolerancën, respektin dhe mirënjohjen në shërbim të të gjithve. Edhe pse këtë vitë patëm fatin që muajin e shenjtë të Ramazanit të kalojmë në një situat të jashtëzakonshme, por besoi se agjërimi është më shumë individual se sa kolektiv, ku pritet në të ardhmen të ndikon pozitivisht në publik. Po ashtu ky muaj na mëson se sa duhet të jemi të gatshëm të sakrifikojmë në dobi të jetës dhe interesave njerëzore. Kështu që veçoritë e muajit të Ramazanit le të jenë shtysë për t’u angazhuar edhe më shumë për familje, shoqëri dhe vendin ku jetojmë, le të jenë vlera të përhershme të shoqërisë inovative dhe mbar njerizimit.
T’u japim mburojën atyre që ndihen keq. T’u ndihmojmë atyre që kanë nevojë dhe të angazhohemi çdo ditë për një shoqëri progresive, moderne, bashkohore dhe inovative. Gëzime dhe harmoni në të gjitha mjediset!
Me respekt
Hoxhë Mustafë Memeti
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











