Lajme
Evropa Qendrore synon hapjen e kufijve në qershor
Pesë vendet e Evropës Qendrore, Gjermania, Austria, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke, mund t’i hapin kufijtë mes tyre rreth mesit të qershorit, njoftuan sot përfaqësuesit e tyre, pas dy telekonferencash.
“Ne mendojmë se mund të krijojmë një mini-Shengen duke i lejuar njerëzit të udhëtojnë pa kontrolle kufitare, teste ose karantinë në mes të qershorit”, tha ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek, pas bisedimeve me homologët e tij austriakë dhe sllovakë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
Austria dhe Gjermania kanë njoftuar tashmë se do t’i hapin kufijtë midis tyre më 15 qershor.
“Nëse ata e bëjnë këtë, do të ishte mirë të hapeshin kufijtë me Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë dhe, shpresojmë edhe me Sllovakinë, më 15 qershor”, tha kryeministri çek Andrej Babis.
Të pesë vendet, kohët e fundit, kanë lehtësuar kufizimet e brendshme për të frenuar pandeminë.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













