Kosova
Dy mërgimtarë të ardhur nga Suedia, të prekur me Covid-19, nuk kanë qenë në karantinë
“Erdhën nga Suedia dhe nuk u futën në karantinë”
Pas rasteve të fundit të prekur me koronavirus, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka konfirmuar dhe reaguar se dy rastet që u konfirmuan mbrëmë nga kjo komunë, personat kanë ardhur para disa ditëve nga Suedia, përcjell albinfo.ch.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka konfirmuar se personat që kanë dalë pozitivë në këtë komunë, me vendim të Ministrisë nuk janë karantinuar në konvikte.
“Sot janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me koronavirus në qytetin tonë. Të dy rastet janë nga e njëjta familje, me banim në rrugën 2 Maji. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve, por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre. Rastet e kontakteve të paralajmruara sot për testim, sipas informatave nga IKSHPK, nuk kanë arritur të përfundohen sot, ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër. Ju lutem qëndroni në shtëpi, mbane distancën dhe përdorni mjetet mbrojtëse, kështu nuk e marrim e as nuk ia japim askujt virusin”, ka shkruar ai.
Duhet theksuar se Meholli nuk ka dhënë detaje të tjera se me çfarë arsyetimi nuk janë karantinuar dhe nëse testet në aeroportet iu ishin bërë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











