Lajme
Shkencëtarët thonë se kanë arritur të zbulojnë bartësin e Covid-19 te njerëzit
Një studim i ri ka gjetur se Sars-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, mund të ketë origjinën nga kombinimi i virusit të lakuriqëve dhe pangolinëve.

Gjetjet forcojnë teorinë se pangolinët mund të jenë ndërmjetësi për transmetimin e Sars-CoV-2 te njerëzit. Studimi i Universitetit Bujqësor të Kinës Jugore është botuar në revistën Nature dhe aty thuhet se pangolini, duke qenë gjitari më i trafikuar në botë, mund të jetë një kërcënim i ardhshëm për shëndetin publik nëse tregtia e kafshëve të egra nuk kontrollohet, pasi ata bartin viruse të ngjashme me Sars-CoV-2.
Studiuesit thanë se një koronavirus i izoluar prej pangolinit të Malajzisë kishte përbërje aminoacidesh gati 100 për qind të njëjtë me koronavirusin e ri, respektivisht me katër gjenet E, M, N dhe S.“Veçanërisht në aspektin e receptorëve aminoacid virusi Pangolin-CoV është identik me SARS-CoV-2, me vetëm një ndryshim jo-thelbësor”, thuhej në studim. Për këtë studim ekipi përdori indet e mushkërive nga katër pangolinë kinezë dhe 25 pangolinë malajzianë në një qendër shpëtimi të kafshëve të egra gjatë muajve mars-gusht 2019. ARN nga 17 nga 25 pangolinë malajzianë u zbulua se ishte pozitive për Sars-CoV-2 dhe ata gradualisht treguan shenja të sëmundjes së frymëmarrjes, duke përfshirë gulçim dhe pasivitet. 14 nga gjithsej 17 pangolinë ngordhën më vonë.
“Izolimi i një koronavirusi të tillë si SARS-CoV-2 te pangolinët sugjeron se ata kanë potencialin për të vepruar si bartës të ndërmjetëm”, thuhet më tej në studim. Studimi rekomandon një monitorim afatgjatë të koronavirusit te pangolinët dhe një ndalim të plotë për tregtinë e paligjshme të tyre dhe rregullimin e rreptë kundër konsumit të mishit të tyre.
“Është interesante që gjenomi i Sars-CoV-2 është 96% i ngjashëm me koronavirusin e lakuriqëve RaTG13, por ndryshon në vendin e lidhjes së receptorit që do të thotë se RaTG13 nuk mund të infektojë direkt mushkëritë e njeriut, por virusi i lakuriqit kaloi në pangolinin malajzian dhe u rikombinua në pangolinë, duke përfshirë rajonin që lidhet me receptorët e koronavirusit të pangolinit, dhe më pas evoluoi në Sars-CoV- 2 që shkakton Covid-19 te njerëzit”, tha Rohit Chakravarty nga Instituti Leibniz në Berlin.
Pangolinët dhe lakuriqët janë të dy kafshë nate, hanë insekte. Pangolinët trafikohen pasi besohet se gjaku i tyre ka veti medicinale dhe mishi i tyre konsiderohet një delikatesë në disa pjesë të Azisë Juglindore.
E-Diaspora
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid Gresa fiton çmim në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid...
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
Jeta në Austri
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri ÖBB zbulon trenat e rinj me dy kate për distanca të gjata...
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë