Lajme
Franca nga nesër bëhet gati për të dalë nga izolimi
Sipas informacionev nga autoritetet franceze, më 10 maj Franca raportoi për 70 vdekje të reja nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.Ky është numri më i ulët ditor i vdekjeve në javët e fundit.Në Francë deri më tani janë shënuar gjithsej 26,380 viktima nga koronavirusi, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ky vend do të dalë të hënën nga izolimi, megjithëse shumë kufizime do të mbesin në fuqi.
“Përpjekjet tona gjatë izolimit shpëtuan mijëra jetë”, tha ministria e Shëndetësisë në Francë.Megjithatë, sipas zyrtarëve shëndetësorë, epidemia është ende “aktive” dhe se rreziku i një vale të dytë të të infektuarve mbetet si kërcënim.
Po ashtu, duhet theksuar se në kuadër të masave lehtësuese të izolimit, qeveria franceze i ka ndarë rajonet në zona të gjelbërta dhe të kuqe, varësisht nga shkalla e rrezikut të përhapjes së virusit.Parisi dhe tre rajone tjera janë klasifikuar në zonën e kuqe. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












