Lajme
Kina u përgjigjet kritikave të Trumpit për koronavirusin
Jo vetëm SHBA-ja, por edhe shumë shtete të tjera kanë shtuar së fundmi kritikat kundër Kinës, duke thënë se ky shtet nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndalur koronavirusin kur është shfaqur për herë të parë në Vuhan dhe Hubei.
Në Kinë këto akuza janë hedhur poshtë. Pekini ka mohuar pretendimet se nuk ka njoftuar botën me kohë, se nuk ka qenë transparente dhe supozimet se virusi është i lidhur me një laborator në Vuhan.
Teksa në këto deklarata është kritikuar edhe vetë Trump, mediat kineze kanë cilësuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si “djall” dhe “të çmendur”, pasi ai ka pretenduar se ka të dhëna që virusi është i lidhur me një laborator kinez.
Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Mbi 1.2 milion persona janë infektuar, derisa mbi 68,000 pacientë kanë vdekur, si pasojë e këtij virusi.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












