Lajme
Greqi: Marrëveshje për punë sezonale, përfitojnë 10 mijë shqiptarë
Shqipëria me Greqinë kanë arritur një marrëveshje për sa u përket punëtorëve sezonalë në vendin fqinj. 7 mijë deri në 10 mijë shqiptarë mund të punësohen me procedura të shpejta me hapjen e kufijve.
Gazetari i Top Channel në Athinë, Artur Bibe, ka raportuar se ka qenë një marrëveshjen e kryer në kohë rekord mes dy qeverive.
Punëtorët shqiptarë mund të punësohen në mbledhjen e frutave, kryesisht ne veri të Greqisë. Bëhet fjalë për punëtore që kanë qenë edhe më parë në Greqi.
Duke filluar nga e hëna pronarët do të aplikojnë për t’i marrë ata në punë. Procedura është shumë e thjeshtë, fillimisht një pagesë që do ta kryejnë fermerët grekë si dhe një taksë për sigurimin dhe kontrollin nga Covid-19. Emigrantët nuk do të paguajnë asgjë dhe procedura bëhet në mënyrë urgjente. Pas disa ditësh mund të bëhen procedura e marrjes së punëtorëve.
Emigrantët shqiptarë që do të shkojnë për punë sezonale do të mbajnë maska dhe përdorim dezinfektantë. Testet do të kryhen në Kapshticë, ku në autobus do të vazhdojnë në zonat ku janë punësuar
Ndërkohë janë marrë masat për hotele për t’u karantinuar deri sa të dalin përgjigjet e testeve.
Faza e dytë është gjetja e punonjësve të tjerë që nuk kanë qenë më parë në Greqi. Ata duhet të aplikojnë në platformën online ‘Punënëgreqi.gr’ , dhe do të marrin udhëzimet e nevojshme.
Ata do të bëjnë kontratën dhe më pas do të udhëtojnë si të tjerë. Është llogaritur që për 8 orë punë të jetë një pagesë 30 euro. Por ajo që është lejuar është edhe që mund të punojnë në turne të dyta, raporton TCH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












