Lajme
Ministri Cakaj bisedon me ministren austriake për pandeminë dhe integrimin në BE
Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj zhvilloi një bisedë online me ministren për BE dhe Kushtetutën në Austri, Karolie Edstadler
Masat e marra për të përballuar COVID-19 dhe procesi i integrimit ishin në fokus të një bisede mes ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj dhe Ministres federale për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën të Austrisë, Karoline Edtstadler.
Në një postim në facebook, Cakaj theksoi se diskutimi me Ministren Edtstadler u ndal edhe në përgatitjet që Shqipëria ka ndërmarrë, për të vazhduar punën e mirë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE, shkruan Albinfo Austria.
Nga ana e saj, ministrja Edtstadler gjatë bisedës, shprehu edhe një herë mbështjen e plotë të Austrisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. “Pavarësisht COVID-19, ne kemi ruajtur vëmendjen tek prioritetet themelore në procesin e integrimit evropian”, shkruan Cakaj në përfundim të postimit të tij.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












