Lajme
179 infektime të reja me Covid-19 në Zvicër
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) për ditën e djeshme kishte raportuar 143 raste të reja në infektimit ndërsa pardje (e martë) ishin vetëm 100 sosh
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar si të prekur nga koronavirusi 179 persona. Kjo është dita e dytë me radhë që po shënohet një rritje relative në krahasim me një ditë më parë, shkruan srf.ch
Të kujtojmë: Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) për ditën e djeshme kishte raportuar 143 raste të reja në infektimit ndërsa pardje (e martë) ishin vetëm 100 sosh.
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), të enjten ka pasur gjithsej 29.586 raste të konfirmuara nga laboratori, të njerëzve të infektuar me koronavirus, transmeton albinfo.ch. Numri i rasteve përjeton luhatje javore, duke shënuar numra më të ulët në fundjavë.
Ndërkaq, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA numri i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në të gjitha kantonet është rritur për 27, duke u ngritur në 1.729 në mesditën e së enjtes.
Platforma ndërkombëtare worldometers.info jep shifrën prej 1716 të vdekurve dhe 23.100 të shëruarve deri më tani.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













