Lajme
Rihapen përkohësisht 5 vendkalime kufitare në Gjenevë
Hapja e tyre ka për qëllim të parandalojë bllokimet për udhëtarët ndërkufitarë, kryesisht shtetas francezë që punojnë në Zvicër, në kohën e pikut

Me qëllim lehtësimin e masave kundër koronavirusit, Administrata Federale e Doganave do të rihapë përkohësisht, që nga e hëna (nesër) pesë kalime kufitare në Gjenevë nga e hëna, shkruan sda.ch.
Hapja e këtyre pesë kryqëzimeve shtesë ka për qëllim të parandalojë bllokimet për udhëtarët ndërkufitarë, kryesisht shtetas francezë që punojnë në Zvicër, në kohën e pikut.
Me mbarimin e festave të Pashkëve dhe rifillimin e pjesshëm të aktiviteteve ekonomike, vëllimi i punëtorëve ndërkufitarë në kantonin e Gjenevës do të rritet përsëri, thonë në administratën doganore, transmeton albinfo.ch. Kjo pritet të ndodhë pikërisht nga 20 prilli dhe do të intensifikohet edhe më shumë kur hyn në fuqi , pra, nga 27 prilli.
Pesë kalimet kufitare shtesë janë të hapura nga e hëna deri të premten në drejtim të Zvicrës nga 6 e mëngjesit deri në 9 të mëngjesit, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në drejtim të Francës, këto vendkalime qëndrojnë hapur nga ora 17 deri në 19. Për udhëtarët ndërkufitarë që punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor, ekziston një korsi e shfaqur me afishe të posaçme.
Vendkalimet e përmednura kufitare janë Mategnin, Landecy, Soral II, Monniaz dhe Veigy.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Samiti zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama...
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026