Lajme
Zvicër: 100 franga gjobë atyre që kalojnë kufirin për të bërë shoping
Me këtë, nuk sanksionohet blerja në vetvete, por pengimi i punës së autoritetit të mbrojtjes së kufijve
Në mes të marsit, Këshilli Federal pati vendosur ndalim të hyrjes gjegjësisht kalimit të kufijve ndërshtetërorë për të frenuar pandeminë e koronavirusit, shkruan srf.ch.
Por një vendim i tillë nuk mundi të ndalonte “turizmin e shopingut”, gjegjësisht mësymjen e banorëve të Zvicrës për të blerë matanë kufirit, ku çmimet e të gjithë artikujve janë më të ulëta.
Administrata Federale e Doganave ka konstatuar në javët e fundit se gjithnjë më shumë zviceranë po bëjnë blerje matanë kufijve.
Tani, me një ndryshim të rregullores, do t`u shqiptohen gjoba njerëzve të padëgjueshëm.
Qytetarët zviceranë ose personat me leje qëndrimi mund të hyjnë në Zvicër në çdo kohë, transmeton albinfo.ch. Por, nëse ata dalin jashtë vendit për të bërë blerje, do të dënohen me gjobë prej 100 frangash.
Në një komunikatë të publikuar të enjten Këshilli Federal sqaron se me këtë nuk do të sanksionojë blerjen në vetvete, përcjell albinfo.ch. Përkundrazi, ai do të sanksionojë pengimin e punës së autoritetit të mbrojtjes së kufijve.
Sidoqoftë, zbatimi i vendimit të mesit të marsit po funksionon “në pjesën më të madhe mirë”, thuhet në një komunikatë të Këshillit Federal.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












