Lajme
Daniel Koch për zbutjen e masave: “Ne nuk jemi ende as në gjysmë të rrugës”
"Popullsia zvicerane deri tani e ka zotëruar këtë krizë relativisht mirë. Tani kërkohet të qëndrojmë deri në fund. Ne jemi maksimalisht ende vetëm në gjysmën e rrugës”
Lakorja e infeksioneve të reja në Zvicër po zbutet: pas mesatarisht mbi 1000 rasteve të reja në ditë që shënoheshin në javët e fundit, të martën pati vetëm 590 infeksione të reja, shkruan srf.ch. Por, sipas Daniel Koch nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), është ende shumë herët për të nxjerrë një përfundim të qartë, transmeton albinfo.ch. Problemi është ende larg nga zgjidhja, edhepse shifrat e fundit japin shkas për të shpresuar.
Me 590 raste të reja, numri i infeksioneve të zbuluara Covid-19 ka arritur në 22.224 raste. Dje, e hënë kishte pasur 552 raste të reja.
Sipas kantoneve, 785 njerëz kanë vdekur nga Covid 19 deri të martën pasdite, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për 39 vdekje më shumë se 24 orë më parë, sipas një numërimi nga agjensia e lajmeve Keystone-SDA, bazuar në shifrat zyrtare të kantoneve të veçanta.
Në raportin e saj ditor për të martën në mëngjes, Zyra Federale e Shëndetit Publik kishte raportuar 641 vdekje. Ndërsa platforma worldometers.info jep shifrën prej 811 të vdekurve në Zvicër.
62 për qind e tyre ishin burra dhe 38 për qind ishin gra. Gjysma e tyre ishin mbi 83 vjeç, dhe 98 për qind kishin të paktën një sëmundje paraprake, transmeton albinfo.ch. Këtu hyn veçanërisht shtypja e lartë e gjakut (66 për qind), sëmundjet kardiovaskulare (56 për qind) dhe diabeti (28 për qind).
Daniel Koch lidhur me zbutjen eventuale të masave mbrojtëse kundër koronavirusit thotë: “Masat dhe mbi të gjitha zbatimi, sjellja e popullatës zvicerane, me siguri kanë siguruar që numri i rasteve të mos rritet më në mënyrë eksponenciale, përcjell albinfo.ch. Dhe sigurisht që kjo ka bërë të kemi sukses deri më tani në ruajtjen e sistemit shëndetësor.
Popullsia zvicerane deri tani e ka zotëruar këtë krizë relativisht mirë. Tani kërkohet të qëndrojmë deri në fund. Ne jemi maksimalisht ende vetëm në gjysmën e rrugës”.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












