Lajme
Zvicra dyfishon fondin e kredisë për bizneset e vogla dhe të mesme
Zvicra ka dyfishuar paratë e vëna në dispozicion në një fond kredie për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) të prekur negativisht nga ndikimi ekonomik i shkaktuar nga koronavirusi
Fondi fillestar u caktua në 20 miliardë CHF, kur u njoftua më 25 mars, me shumën e dyfishuar në 40 miliardë CHF, përcjell albinfo.ch.
Popullariteti i skemës ishte arsyeja kryesore për paratë shtesë.
Më shumë se 76,000 biznese kanë aplikuar për kredi në javën e parë të operacioneve të fondit, duke arritur më shumë se 15 miliardë CHF.
Si mund të aplikojnë NVM për kredi?
Kompanitë do të jenë në gjendje të kontaktojnë bankat e tyre nga e hëna, 23 mars e tutje, në mënyrë që të kërkojnë një kredi deri në 500,000 franga.
Në këtë rast, qeveria do të mbështesë kreditë dhe nuk kërkohet rishikim nga banka, përcjell tutje albinfo.ch.
Për kreditë më shumë se 500,000 franga, kredia është e garantuar nga 15 për qind nga banka dhe 85 për qind nga qeveria zvicerane.
Kompensimi është gjithashtu në dispozicion për kompani të menaxhuara në mënyrë të pavarur, si bare dhe restorante, si dhe njerëz të vetëpunësuar si artistë të pavarur që duhet të anulojnë ngjarje dhe shfaqje si rezultat i virusit.
Huatë administrohen nga një rrjet prej 115 bankash zvicerane.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












