Lajme
“Besa Fondation” nga Gjermania dhuroi 10 mijë kg miell në qytetet e Kosovës
Diaspora shqiptare asnjëherë nuk rreshti së ndihmuari vendin e vet edhe në kohët më të vështira të saj. Kjo shprehi tashmë është kthyer në traditë. Kjo po vazhdon edhe në ditët e sotme kur gjithë bota, përfshirë Kosovën e rajonin, janë mbyllur dhe po bëjnë luftë kundër koronavirusit, i njohur edhe si Covid-19. Besa Foundation me seli në Gjermani nuk e mban vetëm emrin e tillë, por vërtet e ka mbajtur besën prejse është hapur në vitin 2010.
Anton Krasniqi me bashkëpunëtorë në Kosovë, si Veton Seferi dhe Feriz Luma, financuan dhe organizuan shpërndarjen e 10 mijë kilogramëve miell për njerëzit në nevojë në kohën e pandemisë botërore Covid 19, si ndihmë e vogël. Miell u shpërnda në familjet në nevojë, për policët, mjekët dhe për punonjësit e pastrimit “Ambientit” si dhe në institucione fetare.
Besa Foundation është shoqatë e mbi 70 afaristëve shqiptarë në Bavari të Gjermanisë, me kryetar Anton Krasniqin, përcjell albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












