Kosova
Associated Press: Kosova, drejt zgjedhjeve të parakohshme
AP: Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi partneri qeverisës votoi rrëzimin e saj
Qeveria e Kosovës ra të mërkurën pas vetëm 50 ditëve në pushtet, duke humbur një votë mosbesimi të iniciuar nga partneri i ri i koalicionit qeverisës pas mosmarrëveshjeve me kryeministrin, një veprim që mund ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, përcjell albinfo.ch.
Një debat i gjatë 12-orësh mbi votën e mosbesimit arriti kulmin me votën 82 pro, 32 kundër dhe një abstenim. Qeveria do të vazhdojë në një rol kujdestar.
Kryeministri Albin Kurti mund të zgjasë dy javë për të provuar formimin e një qeverie të re ose do të thirren zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shkruan Associated Press.
Për shkak të kërcënimit të koronavirusit, Parlamenti mbajti një seancë të mbyllur për publikun dhe mediat, por u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni publik. Ligjvënësit kanë mbajtur maska dhe doreza, dhe dhoma ishte dezinfektuar të paktën dy herë gjatë seancës.
Javën e kaluar Kurti pushoi nga puna ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, të Lidhjes Demokratike të qendrës së djathtë të Kosovës, ose LDK, për të mos qenë në përputhje me politikën e qeverisë për përmbajtjen e virusit.
“Kryeministri vendosi t’i jepte fund marrëveshjes me LDK-në kur shkarkoi një ministër pa u këshilluar më parë me partnerin”, tha Arben Gashi, kreu i grupit parlamentar të LDK-së.
Kurti akuzoi partnerin e tij të koalicionit për bashkimin e forcave me Presidentin Hashim Thaçi, i cili ai e konsideron “motorin prapa skenës” për një përpjekje të fshehtë për të rregulluar një tregti territori me Serbinë. Politikanët e shquar në të dy vendet kanë thënë që Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vucic, kanë diskutuar për një shkëmbim teritoresh. Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














