Lajme
Fehmi Fetahu: Lini anash kalkulimet politike, shpëtoni bizneset nga falimentimi!
Reagimi i afaristit vjen në emër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.
Thirrjeve nga jashtë adresuar politikanëve kosovarë që të lënë anash inatet dhe kalkulimet politike dhe le të merren me pasojat ekonomike të shkaktuara nga izolimi i vendit me virusin, i është shtuar edhe biznesmeni dhe njëherësh kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Zvicrës, Fehmi Fetahu. «Derisa qeveritë e shumë vendeve po mendojnë edhe për bizneset, dhe kanë lansuar paketa shpëtimi që kapin shifra miliardash, politikanët në Kosovë merren me mocione se si të rrëzohet Qeveria». tha për albinfo.ch, Fehmi Fetahu, i cili të gjitha investimet i ka bërë në vendin e tij të lindjes në Përlepnicë të Gjilanit, në kompleksin, “Vali Ranch”.
« Politikanët dhe Qeveria e Kosovës duhet të mendojnë se si të krijojnë një strategji emergjente ekonomike që të mos falimentojnë bizneset kosovare si pasojë e kësaj situate të rëndë.» tha Fetahu duke bërë thirrje që të krijohet një Fond për të mbështetur ekonominë, me prioritet sektorin privat», deklaron Fehmi Fetahu, kryetar nderi i Rrjetit te Bizneseve Shqiptare në Zvicër.
“Përveç shëndetit të qytetarëve që është shumë i rëndësishëm dhe imediat, politikanët kosovarë plotësisht duhet të jenë përkushtuar të menaxhojnë edhe përballimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga kjo pandemi me virusin COVID-19, sidomos në sektorin privat”, tha në fund Fetahu. Reagimi i tij vjen në emër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










