Lajme
Policia: Qytetarët po respektojnë urdhrin për mbajtjen e distancës
Drejtori i sigurisë i qytetit të Bernës thotë se 99 për qind e njerëzve e kanë kuptuar mesazhin. Vetëm në disa raste, policisë i është dashur të shqiptonte gjoba
Shumica e madhe e popullatës zvicerane është duke respektuar kodin e ri të sjelljes, të vendosur nga shteti për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Përjashtimet janë të rralla, thonë autoritetet në vend, shkruan srf.ch.
Drejtori i sigurisë i qytetit të Bernës, për shembull, thotë se 99 për qind e njerëzve e kanë kuptuar mesazhin, transmeton albinfo.ch. Vetëm në disa raste policisë i është dashur të shqiptonte gjoba. Të kujtojmë: sipas kodit të ri të sjelljes, grupet prej më shumë se 5 personave që kapen duke lëvizur në ambiente publike, dënohen me gjobë prej 100 frangash për person.
Ndërkaq, ndryshon puna në kantonin e Cyrihut: Sipas policisë, ajo nuk ka shqiptuar asnjë gjobë, transmeton albinfo.ch. Por, sipas saj, i janë përcjellë 140 raporte lidhur me shkeljen e kodit në fjalë. Rreth 100 prej tyre kanë të bëjnë me të rinj që duket të mos kenë respektuar rregullat e mbajtjes së distancës ose numrin maksimal të njerëzve, thotë policia.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










