Kosova
Në kërkim të personave, me të cilët ka pasur kontakt 37-vjeçarja nga Malisheva
Që nga mbrëmë komuna e Malishevës është në karantinë, pasi që një 37-vjeçare është diagnostikuar me koronavirus, nga fshati Bubavec i kësaj komune.
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka deklaruar se ende nuk e dinë nëse ka ndonjë rast të ri të prekur me koronavirus, por që potencon se janë duke gjurmuar të gjithë personat me të cilët ka pasur kontakt ajo.
Begaj përmes telefonit i ka thënë KosovaPress-it se sot nuk kanë informata për gjendjen e pacientes, por që thotë se dje u është thënë se gjendja e saj është stabile.
“Jemi në menaxhim të situatës, Shtabi emergjent po e bënë punën e vet, Qendra e Mjekësisë familjare është në nivel të detyrës, jemi në kontakt me të gjitha fshatrat tona. Jemi duke u munduar me e zbulua rastin ku ka pasur kontakte kjo familje. Raste të tjera nuk kemi, nuk e di si do të shkojë gjendja më tutje, por Malisheva është e përgatitur që të përballojë sa kemi ne mundësi”, tha ai.
Begaj thotë se nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk iu është konfirmuar nëse ka raste të tjera të diagnostikuar nga COVID19.
“Nuk na kanë dhënë konfirmim se ka raste të tjera, ende nuk kemi informatë. Sa i përket gjendjes shëndetësore të pacientes nuk kemi informatë, dje na është thënë se është gjendja stabile më nuk e di”, tha ai.
Malisheva nga mbrëmë është vendosur në karantinë, derisa Begaj thotë se për momentin kanë maska dhe doreza të mjaftueshme. Gjithashtu, ai bërë të ditur se kanë kërkuar mjete shtesë, por që tha se deri të martën u është thënë se duhet të presin.
“Tek Qendra e Mjekësisë familjare kemi, Policia ka, kemi bërë kërkesë na kanë thënë se deri të martën do të furnizohet edhe Malisheva sikur komunat e tjera që janë në karantinë”, deklaroi ai.
Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 5, ku një 37-vjeçare është nga komuna e Malishevës, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë më 01.03.2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









