Kosova

Sa udhëtarë e sa fluturime u realizuan gjatë shkurtit në aeroportin e Prishtinës

U realizuan mbi 1 mijë fluturime vetëm gjatë muajit shkurt.

Gjatë muajit shkurt në aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ janë shërbyer 167 mijë e 35 udhëtarë, janë realizuar 1 mijë e 135 fluturime.

Këto shifra bëjnë të ditur se pati rritje prej 21% në udhëtarë të shërbyer në këtë aeroport, e 10% të fluturimeve të realizuara. Driton Hyseni nga aeroporti ‘Adem Jashari’ bëri të ditur se në janar pati rritje të trafikut të udhëtarëve prej 8.5%, kurse mesatarisht në dy muajt e parë të këtij viti pati 5 mijë e 836 udhëtarë e 41 fluturime në ditë.

“Bashkë me kompanitë ajrore e partnerët e tyre si dhe me mbështetjen nga organizatat shtetërore ecim sigurt drejt një viti shumë të suksesshëm”, shtoi Hyseni, përcjell albinfo.ch.