Lajme
Dy motrat shqiptare pas Harvardit në Oxford, kapin majat në shkencë
Motrat shqiptare po na bëjnë krenarë, ato po ndihmojmë doktorët për të gjetur ilaçin e kancerit
Duket se dy motrat binjake, Detina dhe Argita Zalli vazhdojnë të na bëjnë krenarë me arritjet e tyre në fushën e shkencës. Së fundmi motrat i janë dedikuar punës për të zbuluar ilaçin e kancerit. Në një intervistë për mediat angleze, Detina dhe Argita kanë treguar se do të zhvendosen në Oxford ku do të ndihmojnë doktorët për të gjetur ilaçin e kancerit, transmeton albinfo.ch.

Dy motrat Detina dhe Argita Zalli në vitin 1999 emigruan si shumica e shqiptarëve duke shkuar në Angli.
Meqenëse binjaket nga Patosi sot kanë arritur majat e shkencës botërore dhe po ngrenë lart emrin e Shqipërisë, sa në Britani aq edhe në SHBA, së fundmi ato i janë dedikuar punës për të zbuluar më shumë rreth kancerit.
“Unë dhe motra ime jemi të dyja shkencëtare. Ne erdhëm në Britani nga Shqipëria. Shkenca ishte shpëtimi ynë. Ajo hapi horizontet tona drejt diçkaje më të madhe. Kur erdhëm këtu e nisëm nga zero por falë zotit ishim dy dhe kjo ishte forca jonë”, rrëfen Argita.

“Ne ishim studente të mira dhe u vlerësuam nga mësuesit tanë të cilët na dhanë krahë për të fluturuar. Pas Britanisë, u zhvendosa në SHBA ku u pronova në Universitetin e Harvardit. Isha një nga shkencëtaret më të reja dhe prej andej lindi ideja e themelimit të ‘ Në flasim shkencë’ për të zhvilluar shkencën dhe mjekësinë jo vetëm në Britani dhe SHBA por edhe në komunitetete të tjera, si Shqipëria.”, shprehet Detina, shkencëtarja dhe pedagogia në Harvard, e cila tregon planin e rradhës.
“Ne bëjmë bashkë studentët nga e gjithë bota. Hapi i radhës është të zhvendosem në Oxford ku unë do mësoj doktorët më shumë rreth kancerit për të gjetur një ilaç më të mirë dhe për ndihmuar të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje. Kontributi jonë është të bëjmë shqiptarët të ndihen më shumë pjesë e komunitetit të shkencëtarëve. Shqipëria po lëviz në drejtimin e duhur”.
“Ne po ashtu, kemi mbajtur konferencë në Shqipëri ku kemi prezantuar kërkimet që kemi bërë në shkencë dhe ky është kontributi jonë, të bëjmë shqiptarët të ndihen më shumë pjesë e komunitetit të shkencëtarëve. Gjithashtu shqiptarët të ndihen më shumë europianë. Shqipëria ka përparuar, është bërë progres i mirë dhe po lëviz në drejtimin e duhur”, tha Detina. /Albinfo.ch,
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













