Lajme
Profesori shqiptar në Londër vlerësohet me titullin “Fellow of IET”
Profesorit Shyqyri Haxhai i është dhënë titulli “Fellow of IET (FIET)”, i cili u jepet profesionistëve që janë në top listë të inxhinierisë
Është bërë e ditur se profesori shqiptar universitar në Londër, Shyqyri Haxha, është vlerësuar me titullin “Fellow of IET (FIET)”, një nga titujt më të rëndësishëm të Insitutit të Inxhinierisë dhe Teknologjisë (IET) që u jepet profesionistëve më të mirë në fushën e inxhinierisë, teknologjisë dhe disiplinave të caktuara në Britaninë e Madhe, transmeton albinfo.ch.
Duke qenë se Haxha jeton prej disa vitesh në Londër, tani ai është ligjërues në universitetet më prestigjioze në Angli, ndërsa ai së fundmi mori një nga titujt më të rëndësishëm të Insitutit të Inxhinierisë dhe Teknologjisë (IET) që u jepet profesionistëve më të mirë në fushën inxhinierisë.
Po ashtu kujtojmë se ai për një kohë të ka qenë kryeshef i Postës të Kosovës (PTK), në kohën e të cilit posta ka njohur zhvillimin më të madh.
Ai përmes Facebook në një postim e ka dhënë lajmin e mirë se i është dhënë titulli “Fellow of IET (FIET)”, i cili u jepet profesionistëve që janë në top listë të inxhinierisë, teknologjisë ose disiplinave të caktuara të lëmive përkatëse.
“Nga sot, më është dhënë titulli Fellow of IET (FIET). Ky titull është shkalla më e lartë në ‘Institution of Engineering and Technology (IET)’. Titulli FIET iu japet profesionistëve që janë në top listë të inxhinierisë, teknologjisë ose disiplinave të caktuara të lëmive përkatëse”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












