Lajme
Egzon Shala siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën “Tokyo 2020”
Mundësi Egzon Shala kualifikohet me normë në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen gjatë verës që vjen në Tokio të Japonisë.
Ka ardhur zyrtarisht norma e parë Olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Federata Botërore e Mundjes ia ka dërguar sot presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, normën Olimpike për mundësin Egzon Shala.
Shala kishte dalë i shtati në Kampionatin Botëror të Mundjes, të mbajtur në Astana të Kazakistanit, në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa gjashtë të parët ishin kualifikuar në Tokio 2020.
Njëri nga kjo gjashtëshe, sipas Federatës Botërore të Mundjes, ka shkelur rregullat e antidopingut.
“I nderuari President. Pas një shkelje të rregullave të antidopingut gjatë Kampionatit të fundit botëror të garuesit Nur Sultan të Kazakistanit, kam kënaqësinë t’ ju informoj se garuesi juaj, Egzon Shala (kategoria -125 kilogramë), ka fituar një vend kualifikues për Komitetin Olimpik të Kosovës”, thuhet në e-mailin e Michel Dusson, sekretar i përgjithshëm i Federatës Botërore të Mundjes.
Është kjo norma e parë zyrtare e fituar për vendin tonë për Lojërat Olimpike.
Brenda normës Olimpike ndodhen edhe pesë xhudistë, të cilët pritet të konfirmohen në muajin maj 2020, kur përfundon cikli kualifikues.
Lojërat Olimpike mbahen prej 24 korrik – 9 gusht 2020 në Tokyo të Japonisë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












