Kosova
Kurti: Reciprociteti mbron prodhuesit vendorë
Në Konventën e dytë të Prodhuesve të Kosovës, të organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë e prodhuesve vendorë, i cili tha se prodhuesit tanë janë shtyllë e shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës.
Kryeministri Kurti me këtë rast përsëriti se do të heqë tarifën 100 për qind dhe do të vendosë masat e reciprocitetit për mbrojtjen e prodhuesve vendorë.
Kurti foli edhe për idenë e Mini-Shëngenit, i cili tha se me Shqipërinë do të ketë vetëm bashkëpunim tregtar, sepse siç tha ai, ka vetëm një interes, e ai është bashkëpunim të plotë me Shqipërinë.
Edhe drejtues të Klubit Prodhues theksuan se janë kundër Mini-Shengenit.
Kurti po ashtu tha se me Fondin Zhvillimor do të ketë mbështetje për prodhuesit vendorë.
“Nga unë si kryeministër ju do ta keni vëmendjen maksimale, andaj pres nga kjo konventë rekomandimet e juaja që t’i marrim parasysh kërkesat tuaja. Për ndërmarrësit do t’i heqim barrierat e tyre, do të krijojmë barazi për bizneset, do ta luftojmë evazionin fiskal dhe do të sigurojmë energji elektrike me çmim të përballueshëm për prodhuesit. Me Fondin Zhvillimor do të ketë mbështetje për secilin prodhues. Bujqit do t’i mbështesim për sasinë e prodhimit, e jo për sipërfaqe. Investime në Kosovë ka pak, sepse ka pasur shumë korrupsion që ka frikësuar investitorët potencialë. Sistemi i drejtësisë do të jetë efikas për siguri të bizneseve”, tha Kurti.
Në hapje të Konventës, kryetari i Klubit të Prodhuesve, Bashkim Osmani, tha se ky klub vazhdon të jetë një partner me qeverinë me qëllim të zhvillimit ekonomik në Kosovë.
“Me qenë sot prodhues në Kosovë, është një privilegj i madh, pasi që po gjerojmë vende të reja të punës, jemi kontribuues të buxhetit dhe prodhues të produkteve vendore për qytetarët e Kosovës”, tha Osmani.
Ai kërkoi mbështetjen qeverisë që prodhuesit e Kosovës të jenë sa më shumë në tregjet shqiptare, si në Shqipëri dhe Maqedoni e etj.
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, foli për brendin dhe fushatën që bënë ky Klub për “Made in Kosova”.
“Ne jemi shumë të interesuar që të vazhdojnë këtë fushatë sepse produktet ‘Made in Kosova’”, janë cilësore”, tha ai.
Ai tha se si prodhuesit janë kundër Mini-Shengenit, derisa tha se sa i përket tarifës, shtoi se qëndrimet e Klubit tashmë janë të njohura.
Ndërsa në Panelin e diskutimit për tregtinë rajonale, do të flasin kryetari i Bordit të Odës së Afarizimit të Kosovës, Skënder Krasniqi, Nagip Fejzi, kryetar i Forumit Ekonomik Mbarëshqiptarë, Bashkim Sykaj, drejtor ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike Veri- Perëndimore dhe kryetari i Bordit Drejtues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.
Po ashtu në këtë Konventë anëtarët e Klubit Prodhuesve do të nënshkruajnë Kodin e Bizneseve kundër korrupsionit.
Në Konventën e Klubit të Prodhuesve, përveç prodhuesve vendorë, po merr pjesë edhe ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Rozeta Hajdari.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














