Lajme
Anulohen qindra fluturime për shkak të stuhisë “Dennis” në Britani
Britania përfshihet nga stuhia 'Dennis', anulohen qindra fluturime
Është bërë e ditur se stuhia Dennis pritet të shkaktojë probleme të konsiderueshme në komunikacion gjatë fundjavës në Britani të Madhe, për shkak të reshjeve të mëdha dhe erërave të fuqishme.
Nga Zyra e Meteorologjisë thuhet se ka aktivizuar disa alarme të motit për shkak të reshjeve të mëdha të shut dhe erërave të fuqishme, ndërsa ka paralajmëruar se vërshimet mund të paraqesin rrezik për jetën.
Nga ana tjetër, kompanitë ajrore “British Airways” dhe “EasyJet” kanë konfirmuar se do t’i anulojnë fluturimet për arsye sigurie dhe i kanë këshilluar klientët që t’i përcjellin të dhënat në faqet e internetit për ndryshimet e mundshme.
Një shenjë komunikacioni, e mbuluar gati tërësisht nga uji i vërshimeve
Po ashtu, zyrtarët lokalë në West Yorkshire njoftuan se ushtarët do të angazhohen gjatë përgatitjeve për efektet e stuhisë, shkruan “Independent”.
Ndërkohë meteorologët kanë parashikuar erëra me shpejtësi deri në 112 kilometra në orë dhe reshje deri në 12 centimetra.
Kompania “EasyJet” deri më tash i ka anuluar 230 fluturime vetëm për të shtunën, duke u bazuar në parashikimin e motit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













