Lajme
Rregulla më të rrepta për marrjen e nënshtetësisë zvicerane
Është bërë e ditur se rregullat për marrjen e nënshtetësisë zvicerane janë bërë edhe më të vështira në kantone, pas një referendum të aprovuar

Edhe pse rregullat për marrjen e nënshtetësisë në Zvicër gjithmonë janë konsideruar të vështria, ato tashmë në një kanton zviceran që sapo është votuar janë bërë edhe më të rrepta, transmeton albinfo.ch.
Informacionet treguan se mbi 64 për qind e votuesve në Kantonin e Aargau të dielën miratuan masën e rekomanduar nga parlamenti i tyre kantonal për procedurat më të rrepta të natyralizimit.
Në Zvicër, natyralizimet trajtohen nga autoritetet komunale dhe kantonale.
Sipas legjislacionit të ri, ish-përfituesit e ndihmës sociale duhet të presin dhjetë vjet pasi të marrin mbështetjen e tyre të fundit financiare nga shteti para se të aplikojnë për nënshtetësi. Përjashtime do të bëhen për raste të veçanta të vështirësive, të tilla si një sëmundje, paaftësi ose nevojë e vërtetë financiare.
“Është një parim i reciprocitetit: kur kemi marrë diçka nga shoqëria, duhet ta kthejmë atë”, tha Susanne Voser, një deputete që ishte forca shtytëse e propozimit, shkruan Thelocal.
Një periudhë dhjetëvjeçare për përfituesit e mirëqenies është gjithashtu në fuqi në Bernë. Në Bazel dhe Thurgau janë pesë vjet, dhe në kantone të tjera, tre vjet.
Për të filluar procesin për të marrë nënshtetësi në Zvicër duhet të keni jetuar në vend për më shumë se dhjetë vjet dhe të keni të paktën një nivel B1 të gjuhës përkatëse zvicerane (folur) dhe A1 (me shkrim). Ju gjithashtu do të duhet të mos keni të dhëna kriminale dhe një mjet të ardhurash.
Ligji i ri gjithashtu kërkon që kandidatët për nënshtetësi zvicerane të bëjnë një provë me zgjedhje të shumëfishtë mbi njohuritë e tyre historike dhe gjeografike të vendit dhe formati i kësaj gjithashtu ndryshojnë nga kantoni në kanton.
Vetëm ata që përgjigjen me saktësi në tri të katërtat e pyetjeve, mund të fillojnë procesin e natyralizimit.
Përveç njohjes së gjuhëve kombëtare të një prej vendit, kandidatët për natyralizim zviceran gjithashtu duhet të dëshmojnë se janë të integruar dhe të njohur me kulturën dhe zakonet e tyre lokale.
Po ashtu, kërkesat për këtë nuk merren lehtë – një rast i publikuar kohët e fundit përfshiu një italian në kantonin Schwyz, të cilit iu mohua shtetësia zvicerane sepse nuk e dinte që arinjtë dhe ujqit kishin një mbyllje në kopshtin zoologjik lokal.
Për fat të mirë për burrin, një gjykatë vendosi kundër vendimit dhe urdhëroi kantonin t’i jepte shtetësi.
Gjithashtu edhe për të lindurit në Zvicër nuk është e lehtë për të fituar nënshtetësi. Kohët e fundit u bënë tituj globalë, pasi për nënshtetësi një grua e re e lindur dhe rritur në Zvicër pati një intervistë me këshilltarët vendas, e cila përfshinte 70 pyetje ‘të çuditshme’ dhe të vështira për jetën e saj personale, të cilat po konsiderohen jo të pranueshme nga kërkuesit e nënshtetësisë.
Duhet theksuar se ka pasur një numër rastesh të ngjashme ndër vite që kanë përfshirë rezultate ose pyetje të çuditshme. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës! Si argument për qëndrimin e tij të përkohshëm në Gjermani, gjykata përmend faktin se gruaja e...
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
-
Enesi shënon sukses në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
Jeta në Austri
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem Punonjësit që punojnë në ambiente të hapura do të përfitojnë nga mbrojtje më e mirë ndaj...
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme