Lajme
Veseli: Nëse nuk ka Qeveri të hënën, vendi të shkojë në zgjedhje
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, nëse në seancën e së hënës nuk ka Qeveri të koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një deklaratë për Klan Kosovën, ai ka pohuar se qeverisja duhet të ketë legjitimitet qytetar dhe marrëveshje politike, ndërsa është shprehur kundër bllokadave.
“Nëse nuk ka Qeveri të hënën, atëherë pas të hënës vetëm zgjedhjet janë zgjidhje. Nuk duhet të ketë opsion tjetër. Nuk ka legjitimitet dhe legalitet asnjë opsion tjetër”. Sipas tij, situata politike në vend ka degraduar rëndë nga zgjedhjet e vitit 2014, me bllokada dhe ngërçe, dhe vendi nuk po e merr më veten.
“Qeverisja duhet të ketë legjitimitet qytetar dhe marrëveshje politike. Jo bllokada, kushtëzime, shantazhe, në luftën për pushtet. Kjo logjikë dëmtuese duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë”.
“Duhet respektuar legjitimiteti qytetar dhe duhet pranuar rezultati i zgjedhjeve demokratike”, ka shtuar Veseli.
Kryetari i PDK-së, i cili mbrëmjen e 6 tetorit ka deklaruar se partia e tij do të shkojë në opozitë, gjithashtu ka tërhequr vërejtjen se vonesa në krijimin e Qeverisë po e dëmton qytetarin e Kosovës, si dhe vetë shtetin brenda dhe jashtë.
“Bllokada dhe shantazhe politike, 6 muaj më 2014, afër 3 muaj më 2017, dhe tani 4 muaj. Janë të njëjtit akterë atëherë dhe tash, me të njëjtin mentalitet – edhe kur humbin, edhe kur fitojnë, nuk pranojnë as rregulla dhe as marrëveshje demokratike”, ka deklaruar ai.
“Nëse të hënën nuk votohet Qeveria, dhe fituesi pas saj nuk ofron mandatar tjetër, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Veseli për Klan Kosovën.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të hënën në orën 11:00, për ta votuar Qeverinë e Kosovës. Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje, ndërsa pohojnë se janë duke i vazhduar përpjekjet për një gjë të tillë, shkruan Klankosova, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore















