Lajme
Veseli tashmë pjesë e Superligës turke
Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Frederik Veseli, pritet që karrierën ta vazhdojë në Superligën e Turqisë, te Trabzonspori.
Mediumet turke kanë raportuar të martën se marrëveshja mes palëve është afër finalizimit dhe Veseli do t’i bashkohet Trabzonsporit nga Empoli para mbylljes së afatit kalimtar të dimrit. Ekipi turk, për kartonin e Veselit pritet të paguajë dëmshpërblim 1.5 milion euro.
Veseli këtë edicion ka 21 ndeshje me Empolin dhe me ekipin që bën gara në Serie B ka kontratë deri në vitin 2021. Ai ka edhe 22 ndeshje me Shqipërinë.
Karrierë ka bërë te Lugano, Port Vale, Ipswichi, Bury e Manchester Unitedi, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht














