Lajme
Tërmeti në Turqi: Shkon në 6 numri i të vdekurve
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një tërmet i fuqishëm prej 6.8 ballësh të shkallës Rihter goditi provincën lindore turke të Elazigut, në mbrëmjen e të premtes.
Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Katastrofave dhe Urgjencave në Turqi (AFAD), tërmeti ka goditur distriktin Sivrice në Elazig, rreth orës 20 e 55 minuta (17:55, sipas kohës së atjeshme), nga një thellësi prej 6.7 kilometrash.
Menjëherë pas tërmetit fillestar, provinca është shkundur përsëri, nga një varg lëkundjesh përcjellëse, prej 3.3 deri në 5.4 ballësh.
Sipas raportimeve të para, tërmeti është përjetuar deri në Adana, në jug, e në Samsun, në veri, përgjatë kufirit me Sirinë dhe Irakun.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, fillimisht ka deklaruar se kanë humbur jetën katër persona nga tërmeti, por numri më pas është ngritur në gjashtë, pas konfirmimit nga AFAD’ja.
Soylu ka bërë të ditur se nga terreni ka raportime për të lënduar, por ai nuk ka përmendur ndonjë numër. Ministri gjithashtu ka njoftuar se shumë ndërtesa janë shembur, apo kanë pësuar dëme pas tërmetit të fuqishëm.
Guvernatorët e Elazigut dhe Malatias kanë thënë se qindra persona kanë pësuar lëndime nga tërmeti. Të paktën 225 persona janë lënduar në Elazig, ka bërë të ditur guvernatori Çetin Oktay Kaldirim. Ndërkaq, në Malatian e afërt, 45 persona janë lënduar pas dridhjeve të fuqishme të tokës, ka treguar guvernatori Aydin Barus.
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ka thënë se ushtria turke është e gatshme të veprojë, nëse i kërkohet një gjë e tillë.
Menjëherë pas tërmetit, zyrtarët kanë thënë se qindra kamionë me ndihma – përfshirë ushqim, ilaçe, mbulesa dhe tenda – janë nisur drejt Elazigut dhe provincave të afërta.
Në këtë zonë janë dërguar edhe mijëra ekipe të kërkimit dhe shpëtimit, si dhe ekipe mjekësore, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











