Lajme
Shqiptarja, shënuesja më e mirë në botë edhe për 2019-ën
Megi Doçi është shënuesja më e mirë në botë, e cilësuar për vitin 2019-ën
Duket se viti 2020 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për futbollisten e Vllaznisë dhe të Kombëtares kuqezi të topkëmbës së vajzave, Medi Doçi.
Është e ditur se për të dytin vit radhazi ajo është renditur si golashënuesja më e mirë në botë. Ajo ka shënuar plot 85 gola, më shumë se kushdo tjetër në rruzullin tokësor dhe për rrjedhojë, ka merituar për të dytin vit me radhë titullin simbolik të “golashënueses më të mirë në botë” edhe për vitin 2019, duke përsëritur kësisoj suksesin e një viti më parë.
Duhet theksuar se shoqëria spanjolle “Futebol Feminino Alternativo” ka qenë ajo që për të katërtin vit radhazi organizon një studim të tillë për futbollin e femrave duke analizuar më shumë se 60 kampionate nga e mbarë bota dhe duke bërë një renditje të shënueseve më të mira. Doçi ka lënë në vendin e dytë me vetëm një gol më pak, futbollisten e Barcelonës Kristina Freda, ndërkohë që në vendin e tretë është e renditur futbollistja e Apolonisë Kesjana Goro me 71 gola.
Padyshim që ky është një sukses i jashtëzakonshëm për futbollisten e Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare, sepse të renditesh dy vite radhazi golashënuesja më e mirë në botë, padyshim që është një vlerësim shumë i madh, por ky ka ardhur falë golave dhe paraqitjeve të shkëlqyera që ka bërë. Ndërkohë, edhe prania e Goros në 10-shen e të parave të botës është një fakt pozitiv për Kampionatin Kombëtar të Futbollit për Femra, që duhet theksuar se ka njohur rritje.
Më poshtë keni renditjen e 10 golashënueseve më të mira të botës për vitin 2019:
1 – Megi Doçi (Shqipëri, VLLAZNIA) 85 gola
2 – Kristina Freda (EBA, BARCELONA FA/APOLLON LADIES) 84 gola
3 – Kesjana Goro (Shqipëri, APOLONIA) 71 gola
4 – Karina Vega (Paraguaj, LIBERTAD/LIMPEÑO) 67 gola
5 – Erika Hernández (Panamá, CD UNIVERSITARIO) 60 gola
6- Ana Miloviç (Slloveni, ZFK BREZNICA/OLIMPIJA LJUBLJANA) 56 gola
7- Vivianë Miedema (Holandë, ARSENAL) 53 gola
8- Madeline Riera (Ekuador, DEPORTIVO CUENCA) 52 gola
9 – Stavriana Antoniu (Qipro, CHRISOMILIA AG AMVROSIOU KERINEIAS) 46 gola
10 – Rimanté Jonusaite (Lituani, FK GINTRA) 46 gola
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













