Lajme
Zvicër: Një cigare, një orë punë më shumë
Nga 1 shkurti i vitit 2020 punonjësit e qeverisë në kantonin zviceran të Ticino-s do të punojnë një orë më shumë sa herë që duan të pinë një cigare
Masa është arsyetuar si një mënyrë për të përmirësuar produktivitetin e punonjësve, përcjell albinfo.ch.
Avokatët gjithashtu argumentojnë se joduhanpirësit penalizohen nën sistemin aktual. Sipas ligjit aktual, punonjësit kanë të drejtë për dy pushime 15-minutëshe në ditë. Ndërsa punonjësit nuk do të kenë nevojë për të shënuar orën nëse pinë duhan gjatë kësaj kohe, e gjithë pirja e duhanit jashtë këtyre dy periudhave të pushimit do të matet, përcjell tutje albinfo.ch.
Ligji fillimisht do të zbatohet për ndërtesat e parlamentit kantonal dhe qeveritar, por është vendosur të zgjerohet në ndërtesat e tjera qeveritare në gjithë kantonin në të ardhmen.
Fabio Badasci, nga Ticino, tha se masa ishte e justifikuar jo vetëm për shkak të shqetësimeve të produktivitetit – por ishte e nevojshme në mënyrë që të ishte e drejtë për të gjithë punëtorët.
Badasci i tha faqes zvicerane të lajmeve “Le Temps” se “mungesat e vazhdueshme nga puna për pirjen e duhanit përfaqësojnë një trajtim të pabarabartë midis duhanpirësve dhe joduhanpirësit – dhe (rezultojnë në) një humbje të produktivitetit”.
Pirja e duhanit është e ndaluar në zonat e mbyllura në Zvicër që nga viti 2010, megjithëse vendi ende konsiderohet të jetë një nga më ‘miqësorët e duhanit’ në Evropë.
Rreth 27 për qind e banorëve të Zvicrës pinë duhan.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










