E-Diaspora
Dalwin Kryeziu, përmes fotografive, kërkon rrënjët e tij në Kosovë
Sot, kur ai ka mbushur 20 vjet dhe pas vetes ka tashmë një jetë të përmbushur me udhëtime të gjata, Dalwini po kërkon rrënjët e tij në Kosovë, së bashku me babanë e tij
Më 17 janar në Eltville am Rhein, në bibliotekën e mediave hapet ekspozita e fotografive, e artistit Dalwin Kryeziu, “1999/2019 di vita e liberta in Kosova”.
Dalwin Kryeziu është lindur në dhjetor të vitit 1999 në Italinë e Jugut. Babai i tij është kosovar me shtetësi austriake, ndërsa nëna vjen nga Puglia, Itali. Vetëm dhjetë ditë pas lindjes së tij, familja e re zhvendoset në Villach në Austri, shkruan mittelrhein-tageblatt.de. Në moshën gjashtëvjeçare familja Kryeziu kaloi për të jetuar në Frankfurt, transmeton albinfo.ch. Këtu Kryeziu tani jeton, punon dhe studion. Sot, kur ai ka mbushur 20 vjet dhe pas vetes ka tashmë një jetë të përmbushur me udhëtime të gjata, Dalwini po kërkon rrënjët e tij në Kosovë së bashku me babanë e tij.
Fotografitë shpalosin kujtime me të afërmit dhe gjyshërit e tij, të cilët qenë detyruar të iknin nga vendlindja gjatë luftës së Kosovës 20 vjet më parë dhe kanë humbur gjithçka, përcjell albinfo.ch. Këto fotografi tregojnë një histori të harruar të qyteteve, fshatrave dhe maleve të Kosovës që duhen mbajtur mend.
Ekspozita mund të vizitohet nga e premtja, 17 janar, deri më 2 mars 2020 gjatë orarit të punës të bibliotekës së mediave Eltville, Rr. Rheingauer 28. Vernisazhi publik (hapja) mbahet të premten, më 17 janar 2020, në orën 19.00. Hyrja është falas.
Të interesuarit mund të marrin informacione në bibliotekën e mediave Eltville duke telefonuar në 06123 697-550 ose me email në [email protected].
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












