Kultura
“Fatjona Maliqi, njëra ndër pianistet më interesante të brezit të saj”
"Fatjona Maliqi dallohet si një nga pianistet më interesante të brezit të saj me një prirje të veçantë për programet që janë jashtëzakonisht shumë sfiduese për instrumentistin"
Dashamirët e muzikës nga Rheinbach dhe rajoni mund t’i presë një mbrëmje e klasit të lartë e pianos në auditorin e Kolegjit Vinzenz Pallotti, shkruan blick-aktuell.de.
Të premten, më 17 janar, me fillim nga ora 7.30, pianistja e re master Fatjona Maliqi do të prezantojë një program solo me kërkesa jashtëzakonisht të mëdha, për të shënuar fillimin e vitit të Beethoven-it.
Solistja nga Kosova do të prezantojë pjesën e njohur si “Diabelli Variations op. 120”, veprën më të gjerë të pianos të kompozuar nga mjeshtri i njohur nga Boni, e cila zgjat afër një orë lojë, transmeton albinfo.ch. Programi plotësohet nga variantet që dëgjohen rrallë, të pjesëve të kompozitorit Robert Schumann në një temë të Beethoven-it.
Fatjona Maliqi dallohet si një nga pianistet më interesante të brezit të saj me një prirje të veçantë për programet që janë jashtëzakonisht shumë sfiduese për instrumentistin.
Kohët e fundit, ajo ka fituar njohje në qarqet e specializuara me performancën e saj “Variacionet e Goldbergut” nga J. S. Bach, me të cilën ka interpretuar edhe në Rheinbach, përcjell albinfo.ch. Kritikët duke e komplimentuar Fatjonën kanë theksuar se ajo e luan këtë pjesë “si të ishte diçka shumë e lehtë”.
Si pjesë e studimeve të saj, ajo është veçanërisht e interesuar për të luajtur në instrumente historike me tastierë. Gjatë këtij viti, ajo do të regjistrojë në CD “Variacionet Diabelli” në një piano madhështore historike nga Koleksioni Beetz, transmeton albinfo.ch. Po ashtu Fatjona do të luajë drejtpërdrejt në fund të konferencës së 42-të ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane të Mësuesve të Pianos në sallën e muzikës së dhomës (kamertale) në Beethovenhaus në Bon.
Pianistja e re është trajnuar në klasën e pianos së Heribert Koch, në Universitetin e Muzikës në Münster në vitin 2015.
Foto: Heribert Koch
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj Disa nga nxënësit më të talentuar nga Kosova janë kualifikuar për finalen e SiL English Competition,... -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













