Lajme
I mori jetën vajzës dhe dhëndrit, pritet të dalë para gjyqit
55-vjeçari jetonte vetëm 5 km larg të bijës, e cila, ashtu si dhe e ëma, ishte përpjekur ta mbate larg jetës së saj për shkak të trazirave që shkaktonte në familje
Osman Shaptafaj, 55-vjeçari i cili qëlloi për vdekje vajzën e tij dhe dhëndrin në 31 dhjetor në Australi, është jashtë rrezikut për jetën, e sipas “Daily Mail”, nuk do të vonojë shumë që të dalë para gjykatës, ku do të përballet me akuzën e vrasjes së dyfishtë.
Shaptafaj nuk jetonte me të bijën, e cila ishte rritur vetëm me të nënën.
Lindita Musai, siç thonë njerëz pranë saj, kishte pasur një marrëdhënie të vështirë me të atin, të cilin dhe e kishte frikë.
Ajo po përpiqej të fillonte një jetë të re me të shoqin, Veton Musai, larg babait që mbrëmjen e ndërrimit të viteve, u mori jetën të dyve duke i qëlluar me një breshëri plumbash, shkruajnë mediat shqiptare.
Shaptafaj më pas e ktheu armën edhe nga vetja, e gjatë këtyre ditëve, ka qenë në spital në gjendje kritike për jetën, përcjell albinfo.ch.
Por situata e tij së fundi është stabilizuar dhe autoritetet po shpresojnë që ta marrë sa më shpejt veten për ta çuar në sallën e gjyqit.
Në një postim të mëhershëm në Facebook, Shaptafaj shkruante: “Mund të më doni, apo të më urreni, të dyja janë në favorin tim. Nëse më doni, do të jem gjithmonë në zemrën tuaj; nëse më urreni, do të më keni gjithmonë në mendje”!
55-vjeçari jetonte vetëm 5 km larg të bijës, e cila, ashtu si dhe e ëma, ishte përpjekur ta mbate larg jetës së saj për të trazirave që shkaktonte në familje.
Burri nuk kishte precedentë të theksuar penalë, dhe vetëm një herë ishte ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Vëllai i Vetonit, Drilon Musai, ka bërë një postim mjaft prekës në rrjetet sociale. Ai thotë se vëllai dhe nusja e tij ishin dy engjëj, ndërsa kujtimi i tyre nuk do të shuhet asnjëherë. “Ju ishi zilia e të gjithëve”, ka shkruar ai. “Vetoni ishte vëllai im, shoku im më i mirë. Bota do të ishte një vend i mrekullueshëm nëse të gjithë do të kishin pikëpamjen tuaj për jetën”, thuhet ndër të tjera në mesazh.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












