Lajme
Çifti kap kosovarin që kishte hyrë për vjedhje në shtëpinë e tyre
Policia ka arrestuar përkohësisht personin, i cili, pas identifikimit, doli të ishte shtetas kosovar, i moshës 32-vjeçare
Hajduti 32-vjeçar kishte bërë “hesapin pa hanxhiun” kur kishte vendosur të vidhte në shtëpinë e një çifti në Trimbach të Solothurnit. Të dy, burrë e grua, në natën në mes të dielës dhe të shtunës, pasi e kanë vënë re hajdutin, kanë arritur ta pengonin ikjen e tij, duke ia dorëzuar në fund policisë, shkruan sda.ch.
Policia ka arrestuar përkohësisht personin, i cili, pas identifikimit, doli të ishte shtetas kosovar, i moshës 32-vjeçare.
Çifti kishte dëgjuar rreth orës 2 të pasmesnatës zhurma të dyshimta në shtëpi, transmeton albinfo.ch. Pasi kanë shikuar më tutje, ata janë takuar me një burrë të panjohur, ka njoftuar të hënën Policia Kantonale e Solothurnit. Çifti ia ka dalë të pengojë ikjen e të dyshuarit për vjedhje dhe të alarmojë menjëherë policinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













