Lajme
Mjeku i suksesshëm kosovar, shef i Gjinekologjisë në Gjermani
Një histori suksesi e kosovarit, si shef obstetër-gjinekolog, në spitalin Eichstätt, pranë Munihut
Doktori kosovar Sokol Rexhepi është një ndër mjekët më të njohur në Gjermani, veçmas në qytetin e Munihut, transmeton albinfo.ch.
Ai u shpërngul nga Kosova në Shqipëri në vitin ‘91 dhe dijet e para për mjekësinë i mori në Tiranë, në Universitetin e Mjekësisë. Pas një dekade specializimesh të njëpasnjëshme, ai ka arritur sot gradat më të larta shkencore në fushën e gjinekologjisë. Sot ai është shef obstetër-gjinekolog, në spitalin Eichstätt, pranë Munihut.
“Në vitet 1991-1994 jam shpërngulur në Tiranë. Këto kanë qenë vitet më të vështira. Vitet e eksodit. Kur shqiptarët synonin të largoheshin jashtë kufijve, ne në Kosovë sytë i kishim vetëm nga Shqipëria. Kjo ishte mundësia e vetme për t’u shkolluar, pasi universitetet në Kosovë ishin mbyllur”.
Nga ana tjetër, pas tre vjetësh studime në atdhe, për shkak të situatës jo të mirë në të cilën ndodhej vendi, ai vendos të largohej, e t’i bashkohet pjesës tjetër të familjes në Gjermani.
Gjithashtu, Sokoli është një njeri modest dhe suksesin e tij ia vendos edhe paksa fatit. Megjithatë në thjeshtësinë dhe qetësinë që reflekton kur tregon jetën e tij, dallohet qartë vendosmëria e një njeriu për të përmbushur qëllimin e jetës, të bëhet doktor.
“Më ka ndihmuar edhe fati. Në vitin ‘96, bëj kërkesë për azil, dhe brenda vitit më pranohet. Ky ishte një rast i rrallë, pasi të tjerët prisnin me vite. Nga 97 deri në vitin 2000 studiova për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Freiburg-ut. Një ndër më të mirët në Gjermani”.
Pas studimeve, doktori tregon se shkallët e suksesit i ka ngjitur ngadalë, por të sigurta. Si fillim ka punuar si mjek asistent, për 5 vjet, më pas si kryemjek, e së fundmi shef gjinekologjik dhe obstetrik. /Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















