Lajme
“Diaspora është ari ynë, duhet ta shfrytëzojmë këtë pasuri”
“Ne duhet të ndërtojmë platformat tona për komunikimin me diasporën. Ne kemi profesionistë shumë të mirë, që kanë energji”
Nënkryetarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, Anila Hyka Smorgrav, e ka cilësuar Diasporën shqiptare me rëndësi në zhvillimin e vendit, transmeton albinfo.ch.
Anila Hyka Smorgrav e krahasoi diasporën shqiptare si një pasuri të madhe “minerare”. Në “Real Story” në “News 24”, Anila Hyka Smorgrav u shpreh se “ari” i Shqipërisë janë gjeneratat e diasporës, që duhet të shfrytëzohen për të mirën e vendit. Ajo u shpreh se është e nevojshme që vendi të çlirohet nga procedurat buroktratike, me qëllim që përfitimet për Shqipërinë të jenë të mëdha.
“Unë e shikoj në këtë formë; çdo vend, Norvegjia gjeti naftën dhe pati bum. Atë që shoh të përbashkët mes Norvegjisë dhe Shqipërisë është se ne e duam vendin tonë. “Ari jonë i zi” janë gjeneratat që kanë ikur. Ne duhet të ndërtojmë platformat tona për komunikimin me diasporën. Ne kemi profesionistë shumë të mirë, që kanë energji”.
“Ndonjëherë ne nuk dimë t’i shfrytëzojmë ato energji. Nuk është vetëm Këshilli koordinues. Do hapen dhe mundësi të tjera për të pasur dhe rrjetin e bizneseve. Të gjitha këto rrjetet janë pikërisht për të krijuar hapësira, për të çarë atë botën eksod. Kur hapet komunikimi, shkencëtarët, profesorët komunikojnë me njëri-tjetrin, nuk kanë nevojë të presin qeverinë”.
“Do të fillojë presioni nga të dyja palët dhe detyrimisht politika do ta çlirojë atë ngurtësinë burokratike. Strategjia kombëtare do të dalë nga këto forcat. Politika do të detyrohet ta pranojë, përndryshe vagoni i fundit për në Europë do të na lërë. Unë ia kam vënë qëllimin vetes të jap maksimumin”, tha Anila Hyka Smorgrav.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4













