E-Diaspora
Gjermani: Burri nga Kosova dyshohet se mbyti gruan
Mediat gjermane kanë raportuar se motivi i vrasjes po dyshohet të jetë xhelozia
Një 44-vjeçar nga Kosova dyshohet se e ka vrarë gruan e tij 33 vjeçe në Heilbronn. Sipas raportimit të mediave gjermane, shkak për vrasjen e gruas thuhet të ketë qenë xhelozia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Gjermani. 44-vjeçari nga Kosova thuhet se e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij 33 vjeçe, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Mediat gjermane kanë raportuar se motivi i vrasjes po dyshohet të jetë xhelozia. Ndërkaq thuhet se burri është paraqitur vetë në polici.
“Një burrë 44-vjeçar thuhet se ka vrarë gruan e tij në Heilbronn mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë, burri goditi me thikë gruan e tij, jo një herë, por disa herë. Dyshohet se motivi është xhelozia. Gruaja e tij 33-vjeçare vdiq nga plagët e saj. 44-vjeçari shkoi në stacionin e policisë Heilbronn, raportoi për ngjarjet dhe u arrestua pa rezistencë”, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Gazeta Express.
Ndërkaq çifti nga Kosova thuhet se kanë shtatë fëmijë, të cilët nuk ishin prezentë në momentin tragjik.
“Kur policia kontrolloi menjëherë adresën e shtëpisë së familjes, gruaja u gjet e vdekur. Mbi të gjitha, shtatë fëmijët e mitur të çiftit u gjetën të paprekur në apartament. Sipas hetimeve fillestare, ata nuk ishin dëshmitarë të faktit. Por: Tani e tutje ata do të rriten pa nënën – dhe ndoshta pa baba gjithashtu”, shkruajnë mediat gjermane.
Menjëherë pas paraqitjes në polici të 44-vjeçarit, gjykatësi me urdhër të prokurorit publik të Heilbronn ka lëshuar urdhërarrest për vrasje.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë Shoferi me targa gjermane u identifikua pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ndërsa zgjodhi... -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta -
Itali
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave











