Kosova
LDK-ja nuk heq dorë nga posti i presidentit
Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të insistojë në balancim të pushtetit në kuadër të marrëveshjes bashkëqeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje.
Me rastin e shënimit të 30-vjetorit të themelimit të LDK-së, kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, i bëri thirrje partnerit të mundshëm qeverisës, Lëvizjes Vetëvendosje, që të lexojë qartë rezultatin e procesit zgjedhor të 6 tetorit dhe të ndajnë përgjegjësitë në mënyrë të barabartë, duke aluduar në postin e presidentit.
Edhe pse tha se ka vullnet për bashkëqeverisje me VV-në, Mustafa u shpreh se LDK më së paku ka nevojë për presion publik dhe mediatik gjatë procesit të marrëveshjes finale.
Në jubileun e 30-të të formimit të LDK-së, Mustafa kërkoi zbardhjen e vrasjeve të zyrtarëve të kësaj partie, ku tha se ndriçimi i këtyre rasteve është borxh dhe detyrim për të ardhmen e Kosovës.
Kreu i LDK-së njëherësh bëri thirrje edhe për unitet brenda partisë, dhe tha se gjitha ambiciet personale duhet të tejkalohen.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












