Lajme
Kompania zvicerane pezullon punën në gazsjellësin Nord Stream 2
Kompania zviceriane pë shkak të sanksioneve që i ka vë Donald Trmp, ka pezulluar aktivitetin në gaz-sjellësin Nord Stream 2
Është bërë e ditur se një kompani që operon anijet të një gazsjellësi të ri gjermano-rus, tha të shtunën se po pezullon punën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi legjislacionin që kërcënon me sanksione.
Thuhet se presidenti Trump nënshkroi të premten projektligjin e miratuar në fillim të kësaj jave nga Senati që parashikon sanksione ndaj individëve dhe kompanive të përfshira në shtrimin e tubacioneve të gazsjellësit Nord Stream 2 nën Detin Baltik nga Rusia në Gjermani.
Andaj, sipas informacioneve, Shtetet e Bashkuara kanë qenë një kundërshtar i hapur i gazsjellësit, i cili do të transportojë gaz natyror në rreth 1.200 kilometra. Së bashku me vendet e Evropës Lindore, që gjithashtu kundërshtojnë projektin, qeveria amerikane argumenton se gazsjellësi do të rrisë varësinë e Evropës tek energjia e Rusisë.
Nga ana tjetër, të shtunën, kompania Allseas me qendër në Zvicër, e cila operon anije që shtrojnë seksione të gazsjellësit nënujor, tha në një deklaratë të shkurtër se në pritje të zbatimit të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), Allseas ka pezulluar aktivitetet e saj për gazsjellësin Nord Stream 2.
“Kompania do të presë udhëzime që përmbajnë sqarimet e nevojshme rregullatore, teknike dhe mjedisore nga autoriteti përkatës i SHBA-së”, shkruhet në deklaratë.
Po ashtu, ndërtimi i gazsjellësit është tashmë në hapat e fundit dhe nuk është e qartë se çfarë ndikimi do të kenë sanksionet amerikane. Zëdhënësi i gazsjellësit Nord Stream 2, Jens Mueller, tha në një deklaratë me email se “përfundimi i projektit është thelbësor për sigurinë e furnizimit evropian”, transmeton Zëri i Amerikës.
“Ne së bashku me kompanitë që mbështesin projektin do të punojmë për përfundimin sa më të shpejtë të gazsjellësit”, shtoi ai.
Vlen të theksohet se qeveria gjermane shrehu keqardhje për miratimin e legjislacionit të SHBA-së. “Qeveria gjermane hedh poshtë sanksione të tilla jashtëterritoriale”, tha zëdhënësja Ulrike Demmer në një deklaratë. “Ato prekin kompanitë gjermane dhe evropiane dhe përbëjnë një ndërhyrje në punët tona të brendshme”, përcjell albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











