Lajme
Biznesi i Diasporës, RCON-AL merr çmimin inovativ “Mendjeartët 2020”
Panajot Rrumi, fitues i çmimit inovativ të diasporës me kompaninë e tij RCON-AL
Është bërë e ditur se Dhoma e Diasporës së biznesit shqiptar dhe Unioni i Sipërmarrësve të rinj të Shqipërisë organizuan aktivitetin “Mendjeartët 2020”, një event në shërbim të nxitjes dhe motivimit të sipërmarrësve të rinj që prodhojnë produkte dhe shërbime në Shqipëri dhe më gjerë.
“Mendjeartët 2020”, një aktivitet në shërbim të nxitjes dhe motivimit të sipërmarrësve të rinj që prodhojnë produkte dhe shërbime në Shqipëri dhe më gjerë e që ndër të tjera sjellin në treg produkte inovative cilësore “Made in Albania”, organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës dhe Unioni i Sipërmarrësve të Rinj. Anëtari i KKD-së, kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës, Ardian Lekaj, shprehet se kjo nismë do të vijojë edhe në vitet e ardhshme, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se këta sipërmarrës kanë arritur të sfidojnë të mëdhenjtë e botës së binzesit, por edhe të sjellin në treg produkte inovative cilësore Made in Albania.
“Mendjeartët 2020”, përveçse një diskutim i hapur rreth sfida të të rinjve në botën e biznesit ndau dhe çmimet inovative të vitit që lamë pas.
Nga ana tjetër, Ardian Leka, sipërmarrës prej 1992 në Holandë njëherazi dhe kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës tha se iniciativa do të vijojë edhe në ditët në vijim.
“Duke parë se Dhoma e Biznesit të Diasporës është një urë lidhëse, ku këta që kanë mendjen e artë të gjejnë në çdo vend ku ndodhen shqiptarët shtëpitë e tyre atë po bëjmë”.
Po ashtu, Panajot Rrumi, fitues i çmimit inovativ të diasporës me kompaninë e tij RCON-AL, shprehet i entuziazmuar për këtë nismë.
“Kompania ka sjellë disa produkte inovative për tregun shqiptar që tashmë kanë një përdorim të gjerë në tregun shqiptar dhe të Kosovës. Kompania specializohet në dy fusha, në atë të produkteve dekorative për fasada e dysheme dhe për produkte që kanë të bëjnë me ngrohjen e ambienteve. Ne kemi sjellë risi në Shqipëri dhe ngrohjen elektrike në dysheme. Kompania jonë është në Greqi, Shqipëri, Kosovë dhe bashkëpunojmë dhe me zyra në Itali”, u shpreh Rrumi për oranews. /Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë















