Futboll
Shqiptari 16-vjeçar nënshkruan kontratë me Leipzigun në Bundesligë
Mehmet Ibrahimi ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin e njohur futbollistik të Bundesligë gjermane, Leipzig
Është bërë e ditur se futbollisti me prejardhje shqiptare, Mehmet Ibrahimi, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e Leipzigut në Bundesligën gjermane.
Informacionet e fundit tregojnë se 16-vjeçari është shpërblyer me kontratë profesionale, pasi tregoi sukses dhe shkëlqeu me grupmoshat e reja.
Sipas statistikave, në 14 ndeshje për grupmoshat U17 të Leipzigut, ai ka shënuar katër gola dhe një asistim.
Po ashtu, Mehmeti ka zhvilluar edhe dy ndeshje për grupmoshat U17 për Kombëtaren e Gjermanisë.
Mediat gjermane shkruajnë se Ibrahimi po del të jetë një mjeshtër i vërtetë nga gjuajtjet e lira, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














