Lajme
Fehim Dragusha e lëshon Zvicrën
Ai është detyruar të largohet nga Zvicra, derisa ka thënë se vendimi ndaj tij është i padrejtë
Imami i apostofuar, Fehim Dragusha do të largohet nga Zvicra, pas dhjetë vitesh qëndrimi.
Ai është dënuar nga Gjykata Federale se ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj ish-bashkëshortës së tij nga Singapori, përcjell albinfo.ch.
Dragusha asnjëherë nuk e pranoi këtë vendim, madje duke u ankuar në Gjykatën e Strasburgut. Ai ka thënë se do të dëshironte që dënimin ta vuante në Zvicër dhe jo në Kosovë. Por, kërkesa e tij nuk është marrë parasysh.
“Pas vendimit të Gjykatës Federale, unë duhet ta lëshoj Zvicrën derisa kjo çështje të përfundoj në Gjykatën e Strasburgut, për të parë nga afër realitetin se ku ka gabuar Gjykata Federale e Zvicrës, duke mos pasur asnjë padi në Polici dhe duke mos qenë nën hetime, ata pa të drejtë lëshuan vendimin se unë kinse kam rrahur dhe keqtrajtuar ish-gruan time”, ka njoftuar Dragusha.
Ai ka thënë se çështja e tij është e politizuar dhe se ai nuk ka kyer veprat për të cilat akuzohet.
Reagon imami: “Më kanë dënuar me akuzat e rrejshme të ish-bashkëshortes”
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












