E-Diaspora
E godet 15 herë me thikë djalin e panjohur, për t`ia lënë fajin vjehrrit!
Qytetarja e Maqedonisë është ankuar për dënimin me 18 vjet burgim, por Gjykata e Lartë e ka dënuar me 20 vjet
Një grua 35-vjeçare, shtetase e Maqedonisë, në nëntor të vitit 2016 e kishte goditur 15 herë me thikë një djalë 14 vjeçar, të panjohur për të. Këtë krim e kishte kryer për, siç kishte deklaruar, “t`iu hakmarrë vjehrrit”, i cili e kishte munduar shumë, shkruan nzz.ch. Vetëm fati i madh e ka shpëtuar adoleshentin nga vdekja.
Gjykata e shkallës së parë, ajo e Qarkut e Cyrihut, i kishte dhënë asaj një dënim prej 18 vjetësh burg, transmeton albinfo.ch. Pas ankesës së bërë, Gjykata e Lartë (kantonale) e Cyrihut në procesin e zhvilluar sot, ka marrë vendim për t`ia ngritur në 20 vjet dënimin.
Në ankesën e saj, gruaja nga Maqedonia kishte shkruar se nuk ka pasur për qëllim të vriste askënd, se “djalli kishte hyrë në trupin e saj” dhe se gëzohej që 14-vjeçari jetonte dhe është më mirë me shëndet. Ajo ka provuar madje që për goditjet me thikë ta bëjë përgjegjës vëllain e saj, i cili po ashtu ka marrë pjesë në sulmin e bërë në nëntor të vitit 2016 në dhomën e 14-vjeçarit. Po ashtu, nëna e dy djemve ka thënë se është e integruar mirë në Zvicër dhe për këtë arsye dënimi me burg dhe sidomos ai me dëbim nga Zvicra, ishte tepër i rëndë për të.
Por këto dhe “arsyetimet” e tjera nuk i kanë bërë përshtypje trupit gjykues “Një krim të tillë kaq mizor nuk e kam përjetuar asnjëherë në karrierën time 20-vjeçare”, kishte thënë prokurorja e rastit.
E akuzuara kryesore kishte pasur për qëllim të sulmonte vjehrrin. Por pasi që ai nuk kishte qenë në shtëpi, ajo kishte vendosur të hynte në banesën fqinje dhe të vriste viktimën rastësore, për t`ia lënë pastaj fajin vjehrrit (!) Pas aktit të kryer ajo i kishte shkruar disa herë letra anonime policisë, në të cilat e akuzonte vjehrrin. Ndërsa vëllain e kishte marrë enkas në Zvicër nga Maqedonia për ta ndihmuar në krimin që do ta bënte.
Shkalla e parë e kishte dënuar me 18 vjet burgim për tentim vrasjeje ndërsa vëllain e saj, 4 vjet e gjysmë burg, përcjell albinfo.ch. Ky i fundit kishte probleme mendore (shkallën e inteligjencës 66) dhe në fund të procesit u konstatua se ai nuk kishte ditur se çfarë kishte ndërmend të bënte e motra dhe se gjatë sulmit ai kishte bërë roje me thikë para derës së banesës. Megjithëse u lirua nga pika e akuzës për ndihmë të ofruar për tentim vrasjeje, ai u dënua me dëbim nga Zvicra pas kryerjes së dënimit dhe me 10 vjet ndalesë për hyrje në Zvicër. Ndërsa motra e tij, si e akuzuar kryesore, përveç dënimit me 20 vjet burgim, ka marrë edhe dëbimin për 15 vjet nga Zvicra.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













